Dyshime për fotografinë e Hashim Thaçit me Adem Jasharin, a është montazh?

Dyshime për fotografinë e Hashim Thaçit me Adem Jasharin, a është montazh?
Dyshime për fotografinë e Hashim Thaçit me Adem Jasharin, a është montazh?
Dyshime për fotografinë e Hashim Thaçit me Adem Jasharin, a është montazh?

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në nderim të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka publikuar disa fotografi me këtë të fundit në Facebook

Fotografitë, siç ka treguar Thaçi, janë realizuar në mars të vitit 1993.

“Krenar me Epopenë e UÇK-së! Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën. Tiranë, mars 1993. HTH”, ka shkruar ai sipër fotografive.

Por kritiku Ramiz Behluli ka hedhur dyshime mbi fotografinë e presidentit me komandantin Adem Jashari.

Ai në një postim në Facebook, ka analizuar këtë fotografi, duke përmendur disa elemente, që nxisin dyshime, nëse fotoja është e vërtetë ose një montazh.

Ja edhe postimi i plotë i Behlulit:

1.Prerje jo profesionale e fotos

2.Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se është e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale)siq është në foton 1 )?!

3.Shikimi i A Jasharit ?!

4.Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël)

5.Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afersia e njejtë nga është bërë foto)?!


Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/aktualitet/