Limaj: Nisma po promovon një politikë e cila u qëndron afër njerëzve që kanë nevojë

Limaj: Nisma po promovon një politikë e cila u qëndron afër njerëzve që kanë nevojë
Limaj: Nisma po promovon një politikë e cila u qëndron afër njerëzve që kanë nevojë
Limaj: Nisma po promovon një politikë e cila u qëndron afër njerëzve që kanë nevojë

Nisma Socialdemokrate po vazhdon të shtrijë aktivitetin e saj në çdo cep të vendit.
Partia e Fatmir Limajt ka zyrtarizuar strukturat e saj në Pozhoran të Vitisë.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë se në Viti po ndërtohet një elitë e re politike.

Një parti politike e cila nuk prodhon kuadro, sipas Limajt, është njëjtë si një fabrikë që nuk prodhon.

Limaj ka thënë se qytetarët e Pozhoranit duhet të analizojnë nëse atyre që ua kanë dhënë votën i kanë realizuar premtimet e tyre.

Ka ardhë kohë, thotë Limaj të mos ipet votë me emocion, por më vizion.

“Emri i partisë nuk i zgjedhë problemet, por ato i zgjidhin njerëzit. Ne duam që politikën ta zbresim në tokë dhe njerëzit të kuptojnë çka po flasim. Ne jemi këtu për të ju thënë se ne duam një politikë njerëzore. Një politikë që e ndjën dhimbjen e tjetrit. Një politikë që i del në krah familjeve që kanë nevojë për dorën e shtetit. Një politike e cila respekton pensionistet. Një politikë e cila djemve dhe vajzave ua jep mundësinë e barabartë për shkollë dhe punë. Kjo është politika që duam ne”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Pozhoran të Vitisë.

“Kurrë mos ipni votë nëse nuk besoni. Unë nuk i shkoj prapa njeriut që nuk i besoj. Bereqet ka kur ka besim. Për një vend punë mos ejani. Hajde nëse besojmë në këtë vizion të përbashkët”, ka shtuar Limaj.

E, nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm dhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se të gjithë po pyesin pse po rritet Nisma cdo ditë e më shumë.
Krejt kjo, sipas tij, është e ndërlidhur në atë se Nisma është dëshmuar si parti që e mbanë fjalën.

Sherifi, është zotuar se Nisma nuk do të japë premtime boshe, por ato zotime që i jep nuk ka kush që mund t’i ndalë.

Ministri Bajram Hasani ka thënë se në Pozhoran po futet fryma e Nismës Socialdemokrate. Ai është zotuar se në Pozhoran, Nisma do të jetë bindshëm partia e parë.

“Ne nuk jemi të interesuar të bëjmë premtime pabazë, por ne zotohemi në realizojmë punë të mira në shërbim të vendit. Të gjitha zotimet tona tanimë janë pjesë e programit qeveritar dhe po zbatohen çdo ditë”, ka thënë ndër të tjera Hasani.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se njerëzit po i pelqejnë politikat socialdemokrate të Nismës.

Nisma, sipas tij, po i sjellë një frymë që i ka munguar qeverisjes në Kosovë. Në vend të urrejtjes, Nisma ka thënë se ka zgjedhur bashkëpunimin.

E, koordinatori i Nismës për Viti, Kastriot Sylejmani ka thënë se Pozhorani ka qenë model për shumë lokalitete në Kosovë, sepse ka ditur t’i çmojë vlerat.

Njerëzit e Pozhoranit, sipas tij, kanë dhënë kontribut i madh në shumë fusha.

Ajo që i ka munguar Pozhoranit, sipas tij, është përkrahja nga ana e qeverisjes lokale dhe qendrore.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një serë Kuvendësh nëpër degët e saj anekënd vendit.

Ky proces pritet të kulmojë më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i Punës.


Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

http://kosovarja-ks.com/aktualitet/