Nga nesër Gjykata Kushtetuese do të mbetet jofunksionale

Nga nesër Gjykata Kushtetuese do të mbetet jofunksionale
Nga nesër Gjykata Kushtetuese do të mbetet jofunksionale
Nga nesër Gjykata Kushtetuese do të mbetet jofunksionale

Që nga dita e nesërme (15 qershor) Gjykata Kushtetuese do të mbetet jofunksionale. Kjo pasi dy gjyqtarëve të këtij institucioni u përfundon mandati sot, ndërsa një gjyqtari i ka përfunduar më herët, ndërkohë që për të pasur kuorum për vendimmarrje nevojiten së paku shtatë gjyqtarë, nga nëntë sa ka Kushtetuesja

Kuvendi i Kosovës dështoi gjatë muajit të kaluar t’i zgjedhë tre gjyqtarët e rinj shqiptarë, më 22 maj ishte shpallur konkursi i ri për këto pozita.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ky konkurs, në të cilin kanë aplikuar 16 persona, tashmë është mbyllur.

Ndërkohë, intervistimi i tyre do të bëhet gjatë së mërkurës dhe së premtes së javës që vjen. Pavarësisht kësaj, njohësit e sistemit të drejtësisë konsiderojnë se puna e Gjykatës Kushtetuese do të “paralizohet” pas 15 qershorit, pasi nuk do të ketë mundësi për të marrë kurrfarë vendimi, shkruan "Zëri".

Ata me këtë rast kanë vlerësuar se aktgjykimi i fundit i këtij institucioni (i cili konstatoi se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar nuk është antikushtetues), është skandaloz dhe kontradiktor.


Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

http://kosovarja-ks.com/aktualitet/