Byrek me makarona

Byrek me makarona
Byrek me makarona
Byrek me makarona

Shije interesante...

1 pako peta
250 gr makarona
200 gr djathë të bardhë
100 gr djathë të verdhë
3-4 kokrra vezë
2-3 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
500 ml qumësht
Kripë, piper i zi, arrë moskat

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë për 5 minuta. Më pas shtojmë tek makaronat djathin e verdhë dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Rrahim vezët në një tas të madh, më pas shtojmë qumështin, kripë, piper të zi dhe arrë moskat. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë makaronat e trazuara me dy llojet e djathit. Në një enë të vogël tresim gjalpin dhe e bashkojmë me vajin e ullirit.

Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe vendosim 4 petë duke i spërkatur secilën me yndyrë. Vendosim më pas mbushjem me makarona dhe djathë. E spërkasim edhe mbushjen e makaronave me pak yndyrë dhe më pas vendosim petët e tjera në mënyrë të rrudhosura duke i spërkatur përsëri me yndyrë.

Në fund trazojmë yndyrën e mbetur me qumësht dhe pak ujë dhe spërkasim të gjithë sipërfaqen e byrekut. E vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta./BalkanWeb

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

http://kosovarja-ks.com/gatojca/