Ëmbëlsirë për iftar: Tortë fanta...

Ëmbëlsirë për iftar: Tortë fanta...
Ëmbëlsirë për iftar: Tortë fanta...
Ëmbëlsirë për iftar: Tortë fanta...

Një recetë e lehtë dhe shumë e shijshme. (Në vend të lëngut fanta ju mund të përdorni edhe lëngun e vishnjës apo të dredhëzes)!

Çfarë ju nevojitet:

5 vezë
5 lugë sheqer
5-6 lugë miell
5 lugë vaj
3 lugë kakao
1 sheqer vanille

Kremi i bardhë:

1 litër qumësht
6 lugë nisheste
6 lugë sheqer

Kremi i verdhë:

3 pudinga vanile
6 luge sheqer
1 liter fanta(orange)
6 lugë nisheste

Përgatitja: Tunden vezët me sheqer derisa të shkrihet sheqeri. Më pas e hedhim vajin, sheqer vaniljen dhe duke e përzier i shtohet mielli me kakon. Kjo mase piqet ne tepsi te mbuluar me letër për pjekje.

Për kremin e bardhë:

Qumështin e vendosim në një tenxhere, duke e lënë që të vlojë në temperature mesatare. Në një enë vendosim nishesten dhe nga 1l qumësht marrim disa lugë dhe i tretim me nisheste dhe sheqer. Masën e hedhim në qumështin, i cili është duke vluar dhe e përziejmë tërë kohën

Për kremin e verdhë:

Pudingu i vaniljes, sheqeri dhe nishesteja tundet me pak lëngë të fantës. Pjesa e mbetur e lëngut vendoset në tigan. Pasi të nxehet, i vendosim pjesën e pudingut, sheqerit dhe nishestesë dhe i përziejmë gjatë tërë kohës.

Pasi të jetë ftohur peta, e vendosim kremin e bardhë (që nuk duhet të jetë i nxehtë). Po ashtu edhe kremi i verdhë duhet të jetë i ftohur kur të vendosur.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/gatojca/