Fundjava e meriton një tortë të shpejtë djathi në gotë me fruta verore

Fundjava e meriton një tortë të shpejtë djathi në gotë me fruta verore
Fundjava e meriton një tortë të shpejtë djathi në gotë me fruta verore
Fundjava e meriton një tortë të shpejtë djathi në gotë me fruta verore

Një ëmbëlsirë tipike verore dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Duke e bërë nëpër gota, keni mundësi të hani më pak se një tortë e madhe. Lëreni të ftohet mirë përpara se ta hani!

Përbërësit për 6 gota (varet nga madhësia e tyre)

Baza:
100 gr biskota, sipas dëshirës
70 gr gjalpë të tretur
60 gr bajame të grira imët

Për kremin:
100 gr sheqer
100 ml qumësht
350 ml pana
200 gr kos të bardhë, të trashë
4 fletë xhelatine për ëmbëlsira
Na duhen gjithashtu fruta të freskëta të cilat mudn t’I zgjidhni sipas shijes tuaj. Sugjerojmë ato të stinës.

Përgatitja:
Vëmë fletët e xhelatinës në një tas me ujë të ftohtë dhe I lëmë për 10 minuta.
Për bazën e biskotave I grijmë ato imët në mikser dhe I përziejmë mirë me gjalpin dhe bajamet. Hedhim një sasi të caktuar në secilën prej gotave në mënyrë që të na mjaftoj për të gjitha.
Për të përgatitur kremin, ngrohim së pari qumështin bashkë me sheqerin dhe shtojmë fletët e xhelatinës, të cilat I kemi shtrydhur më parë nga uji I tepërt dhe I përziejmë me lugë druri deri sa xhelatina të tretet. Vazhdojmë përzierjen me kujdes deri sa masa të trashet. E lëmë të ftohet dhe e shtojmë më pas nëpër gota. Vendosim frutat sipas dëshirës. Living.


Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/gatojca/