Lakror me dy petë

Lakror me dy petë

Përbërësit:

▪ 500 gr miell
▪ 250 ml ujë
▪ 10 gr kripë
▪ spinaq
▪ gjizë
▪ gjalpë

Përgatitja:

Zëmë brumin, që mos të jetë as shumë i fortë, as shumë i butë. E lemë 50 min sa të zbutet.

Pastaj fillojmë hapim dy kulaçe dhe nga secili kulaç hapim një petë.

E lyejmë tepsinë me gjalpë.

Hapim petën e parë, përgatitim mbushjen. Mbushja mund të bëhet me spinaq, hithra, qepë dhe domate ose gjizë.

Përgatisim gjellën dhe hedhim petën tjetër.

E spërkatim me pak gjalpë dhe ujë dhe e fusim në furrë.

Lakror, për rreth 15 min është gati.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/gatojca/