Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër

Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër
Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër
Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër

Pa dyshime që ky ushqim mund të konsiderohet ushqimi i #tëdielave

Qofte dhe patate, kombinimi perfekt

500 gram Mish qengji i grirë

1 Vezë

1 tuf Mëndër

Lëkura limoni të grira imët

1 lugë e vogël Sodë buke

3 -4 thelpinjë Hudhra

2 Qep të njoma

2 Feta buke

2 luge Vaj ulliri

2 Spec djegës

1 lugë të vogël Kripë

Shumë Piper të zi

PJESA TJETËR

500 gram Patate

Pak Kripë

Pak Piper të zi

1 lugë të vogël Paprika

2-3 lugë Vaj ulliri

Vendosni bukën të theket dhe grijeni në mikser sëbashku me hudhrat, mëndrën, specin djegës të freskët dhe qepën e njomë.

Vendosini në një tas dhe bashkoni dhe mishin, vezën, kripë, piper të zi, vaj ulliri, sodën. Lëkurat e limonit të grira me rende dhe punojeni mirë derisa të keni një brum të lidhur.

Punojeni me duar dhe jepini formën e qofteve.

Patatet prijini në thelpinjë dhe vendoseni të zjehen për 10 minuta, kulloji dhe vendosini në një tas përzijini me paprika, kripë, vaj ulliri dhe shtrojini në një tavë ose tiganë të përshtaçëm për furrë. Vendosini sipër dhe qoftet, spërkatini dhe këto pak me vaj dhe vendosini të piqen në furrë në 180°C derisa të jenë gati.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

http://kosovarja-ks.com/gatojca/