Si përgatitet tahini: Receta për çorbën e shijshme dhe të shëndetshme me makarona

Tahini është një ushqim me vlera të larta ushqyese, është i pasur me proteina, vitamina, minerale dhe acide yndyrore të dobishme për funksionin e mirë të organizmit.

Nuk është rastësi, që në vendet e Lindjes së Mesme, tahini përbën komponentin kyç të ushqyerjes së përditshme, pasi përdoret në pjesën më të madhe të gatimeve.

Përbërësit:

– 100 g makarona,
– 1,6 l ujë,
– 80 g tahini (gjalpë nga farat e susamit),
– 2 lugë lëng limoni,
– kripë,
– piper,
– 1 lugë majdanozi të grirë imët.

Përgatitja:

Në ujë të vluar qitni kripë, piper, qitni edhe makaronat dhe zieni në zjarr mesatar rreth 5 minuta.

Pastaj përzieni tahinin dhe lëngun e limonit dhe vazhdoni zierjen në zjarr mesatar edhe 5 minuta.

Para se ta shërbeni, qitni majdanozin.

Në vend të tahinit, në supë mund të shtoni përzierjen e gjalpit dhe susamit, të cilën do ta përgatitni nga 40 g susam, të fërguar pak pa yndyrë, pastaj të grirë në grirëse elektrike.

Susamit të bluar qitni pak kripë dhe përzieni me 70 g gjalpë të zbutur.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/gatojca/