Ndoshta s’e kishit besuar, por qëndrimi drejt ndikon në humorin tuaj

Ndoshta s’e kishit besuar, por qëndrimi drejt ndikon në humorin tuaj
Ndoshta s’e kishit besuar, por qëndrimi drejt ndikon në humorin tuaj
Ndoshta s’e kishit besuar, por qëndrimi drejt ndikon në humorin tuaj

Hulumtimi i fundit nga shkenca tregon se pozita e trupit ndikon fuqimisht në gjendjen mendore dhe emocionale.

Në një studim ku rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Health Psychology”, morën pjesë 74 njerëz. Shkencëtarët nga Zelanda e Re testuan pozicionet e trupave të tyre, ndërsa më pas kanë matur rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit.

Të anketuarit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me disponimin e tyre dhe ndjenjën e vetëbesimit.Rezultatet treguan se pozita në të cilën e mbajmë trupin ka shumë ndikim në mënyrën se si ndihemi.

“Njerëzit të cilët mbanin trupin drejt, shumë më shpesh kanë raportuar se ndihen entuziast dhe të ngazëllyer. Ata që ishin të përkulur, gjatë testeve kanë thënë se ndjehen të frikësuar, kërcënuar, nervoz, të heshtur dhe të mërzitur.

Ky studim e dëshmoi atë që të parët tanë na kanë paralajmëruar që kur ishim fëmijë”, pohuan autorët e studimit. Pra, nëse dëshironi që mos të keni disponim të keq duhet të qëndroni drejt, dhe krahas kësaj nëse punoni në zyrë duhet të ngriheni çdo 45 minuta dhe të ecni pak dhe edhe kjo ndikon në disponimin tuaj. /albeu

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/per-jete/