Pesë virtyte, që i kanë vetëm gratë e mençura

Pesë virtyte, që i kanë vetëm gratë e mençura
Pesë virtyte, që i kanë vetëm gratë e mençura
Pesë virtyte, që i kanë vetëm gratë e mençura

Nuk ka një grup grash të mençura, dhe një grup grash pa mend. Në të vërtetë, të gjitha gratë, të gjitha qeniet njerëzore, kanë brenda tyre farën e urtësisë. Disa e dëgjojnë këtë zë, të tjera preferojnë të bëjnë një vesh të shurdhër.

Quajmë “të mençura”, ato gra që kanë arritur të kapërcejnë paragjykimet dhe besimet e rreme që vërtiten përreth gjinisë femërore. Shumë shoqëri besojnë se u kanë dhënë një rol më të rëndësishëm grave, por ne e dimë se ky është një proces që ende nuk ka përfunduar dhe që ende kërkon shumë përpjekje dhe angazhim. Për fat të keq, gratë anembanë botës vazhdojnë të përballen me realitetin e indiferencës dhe diskriminimit.

“Në çdo moment të jetës time, ka një grua që më merr përdore, mespërmes errësirës së një realiteti, të cilin gratë e njohin më mirë se sa burrat, dhe ku dijnë të orientohen më mirë, edhe pa dritë”

Gabriel García Márquez

Ka shumë cilësi që përcaktojnë gratë e mençura. Sot do të përmendim pesë nga më të rëndësishmet. Këto janë karakteristika komplekse që mund të arrihen vetëm kur mendja dhe zemra kanë patur një proces të shëndetshëm evolucioni. Lexoni më poshtë, karakteristikat e grave të mençura:

Solidariteti gjinor, një virtyt i grave që e vlerësojnë veten

Zilia është një bar i keq, që rritet me lehtësi në tokën e botës femërore. Gratë e mençura janë të vetëdijshme për këtë, sepse ato kanë reflektuar gjatë në këtë realitet. Ato gjithashtu e dinë se këto paragjykime dhe këto kritika midis grave janë vetëm reflektim i një ndjenje inferioriteti.

Gratë e mençura kuptojnë se kritika ndaj grave të tjera nuk i bën ato më të mira, aspak. Për këtë arsye, ato gëzohen nga sukseset e mikeshave të tyre dhe shmangin me çdo kusht bisedat e kota, bazuar në kritikat mbi pamjen e të tjerave.

Pavarësia afektive: të vepruarit me bindje

Pavarësia nuk konsiston në të paturit e parave të veta për të shpenzuar, ose jetuar në mënyrë të pavarur pa patur nevojën e askujt. Pavarësia nuk ka të bëjë fare me të jetuarit në vetmi ose pa marrëdhënie, sepse asnjë nga këto nuk është e rëndësishme.

Pavarësia reflektohet mbi të gjitha në aftësinë për të pasur bindjet e veta dhe për të qenë konsistent, pavarësisht nga mendimi i të tjerëve. Gratë e mençura mund të hyjnë në lidhje me veten dhe të ndjekin dëshirat e tyre, të vetëdijshme për faktin se ato janë të ndryshme nga ato të të tjerëve, por po aq legjitime.

Ndjenja e humorit, një shenjë e mirëqenies

Një tipar dallues i grave të mençura është ndjenja e tyre e humorit. Kushdo që ka jetuar mjaft kohë e di se të qeshurit dhe ironia janë përgjigja më e mirë ndaj peripecive të jetës. Në fund të fundit, shumica e situatave në të cilat jetojmë nuk kanë zgjidhje dhe në këto momente e qeshura ndihmon për të pranuar të pashmangshmen.

Ndjenja e humorit ngjyros çdo moment. Gratë e mençura kuptojnë se e qeshura është një akt çlirimi. Për këtë arsye, ato mund ta bëjnë këtë. Nuk shkojnë në kërkim të dikujt që t’i argëtojë, por kanë mësuar vetë që të gjejnë anën mirë të çdo situate.

Realizmi, kur u thonë lamtumirë përrallave

Pothuajse të gjitha gratë janë edukuar për t’u bërë romantike të përjetshme dhe të pashërueshme. Shumë shpesh, edhe gratë më të mençura kanë një nostalgji për dashuritë e përsosura dhe fundet e lumtura. Të tjerat, nga ana tjetër, heqin dorë nga ëndrrat romantike me një farë hidhërimi.

Gratë që janë të urta mendojnë ndryshe. Sigurisht ato e kanë kaluar një kohë kur u duhej t’u thoshin lamtumirë fantazive të caktuara, që u kanë sjellë vetëm frustrime. Ato e kuptuan se realiteti i çiftit është një dimension tjetër i jetës dhe jo një zbulesë magjike, që ndryshon gjithçka përgjithmonë. Ato e duan partnerin, siç është dhe nuk e bëjnë përgjegjës për lumturinë e tyre. Paradoksalisht, ato janë më të lumtura kështu.

Kujdesen për veten, për të fituar vetveten

Ka një dallim mes të kujdesit për veten dhe vanitetit. Dimensioni i parë ka të bëjë me mbrojtjen e integritetit, mirëqenies personale dhe shëndetit. Natyrisht, ky dimension përfshin edhe pamjen. Ato ndjehen rehat me veten e tyre. Me fjalë të tjera, nuk janë të tjerët që ju tregojnë se si duhet ta shohin veten, sepse ato e vendosin vetë.

Ndërsa vaniteti, është për ato që duan t’i pëlqejnë të tjerëve. Kjo është një karakteristikë e grave që kërkojnë miratimin e të tjerëve. Ato duhet të konsiderohen të bukura dhe për ta bërë, janë gati për gjithçka, madje edhe duke jetuar situata të pakëndshme ose duke rrezikuar jetën e tyre. Koncepti i tyre i bukurisë është ai i revistave, reklamave dhe tregut.

Tiparet që përcaktojnë gratë e mençura kanë një element të përbashkët: dashurinë për veten. Është e lehtë ta thuash, por për të ndërtuar një vetëbesim të vërtetë, duhet të tejkalosh shumë paragjykime dhe shumë fantazi. Vlen të bësh një përpjekje, sepse në fund çmimi është një jetë më e lirë dhe më e plotë.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/per-jete/