Sipas shkencës, më mirë të jeni beqare

Sipas shkencës, më mirë të jeni beqare
Sipas shkencës, më mirë të jeni beqare
Sipas shkencës, më mirë të jeni beqare

Shkenca ka zbuluar se beqaria sjell shumë përfitime. Edhe koha e shpenzuar në vetmi është ndër to.

Sipas studimeve të fundit, beqarët janë jo vetëm më të prirë që ta përballojnë mirë vetminë, por gjithashtu të përfitojnë nga ajo, transmeton Telegrafi.

Bella DePaulo, psikologe, e mbështet jetën beqare dhe udhëton përgjatë vendeve të ndryshme për t’i prezantuar zbulimet e saja.

Beqarët kanë tendenca të kenë rrjete më të forta sociale

Në vitin 2015, shkencëtarët kanë zbuluar se beqarët janë më të prirë të kenë lidhje më të mira shoqërore sesa shokët e tyre të martuar.

Thënë më thjeshtë, të qenit beqare i rritë lidhjet shoqërore për dy gjinitë.

Beqarët janë më kreativë

Studime të shumta kanë treguar se beqarët kanë nivele më të larta të kreativitetit dhe intimitetit. Gjithashtu, koha që e shpenzojnë në vetmi u mundëson atyre të jenë edhe më produktivë.

Pra, sipas psikologëve, beqaria mund të jetë çelësi për ta njohur veten më mirë dhe për ta përmirësuar veten më shumë.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

http://kosovarja-ks.com/per-jete/