Dua: Mbani miqtë e sinqertë afër vetes

Dua: Mbani miqtë e sinqertë afër vetes
Dua: Mbani miqtë e sinqertë afër vetes
Dua: Mbani miqtë e sinqertë afër vetes

Dua Lipa u ka kërkuar fansave të saj që ta rrethojnë veten me miq të sinqertë.

Këngëtarja shqiptare, e cila së fundmi është shpallur si këngëtarja e re më e kërkuar në botë, u ka sugjeruar fansave të saj në Twitter që t’i përqafojnë ata që u japin atyre këshilla të sinqerta për jetën, pasi ata padyshim se kanë ndikim pozitiv.

“Duhet t’i mbani miqtë dhe të dashurit tuaj afër, besoni instinktit tuaj. Mos i lëshoni kurrë ata që janë të sinqertë me ju, që e kanë qëllimin më të mirë në zemër dhe nuk kanë hile. 

Duani ata me gjithçka që keni, sepse ata e meritojnë më të mirën”, ka shkruar ajo në bllogun e saj.

Bukuroshja shqiptare u ka kërkuar ndjekësve të saj që mos të kenë frikë të duan me tërë zemrën e tyre, edhe pse ekziston rreziku që miqësia të dështojë. “Dashuria është gjëja më e bukur në botë.

Mos keni frikë të dashuroni me tërë qenien tuaj. Nëse nuk ecën sipas dëshirës suaj, nuk është fundi i botës, kjo vetëm sa ju forcon për të ardhmen tuaj. Dashuria ju pret kudo”, ka shtuar këngëtarja e famshme./ZERI

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

https://kosovarja-ks.com/showbiz/