Sylvester Stallone akuzohet për abuzim seksual, policia nis hetimet

Sylvester Stallone akuzohet për abuzim seksual, policia nis hetimet
Sylvester Stallone akuzohet për abuzim seksual, policia nis hetimet
Sylvester Stallone akuzohet për abuzim seksual, policia nis hetimet

Akotri I njohur Sylvester Stallone është akuzuar për abuzim seksual.

Prokurorët e Los Angeles thanë të mërkurën se ekipi i tyre i krimeve të seksit ishte duke shqyrtuar një rast kundër Sylvester Stallone, shkruan arbresh.info.

Greg Risling, zëdhënës i zyrës së Prokurorit së Los Anxhelos, nuk dha detaje të tjera, por tha se rasti u paraqit nga policia në Santa Monicas të Kalifornisë.

“Klienti im kategorikisht mohon akuzat”, tha avokati i Stallones, Martin Singer për CNN.

“Është e egër që zyra e Policisë do të shpall këtë informacion, sepse e bën publikun të mendojë se ka diçka atje”, shtoi ai.

Avokati i aktorit të njohur deklaroj se gruaja që bëri ankesën kishte një marrëdhënie normale me klientin e tij në vitet 1980.

“Nuk është e përshtatshme të përpiqesh të shkatërrosh dikë duke bërë këtë”, shtoi ai.

Ndërsa policia e Santa Monicas kishte konfirmuar në dhjetor se po hetonin një ankesë të bërë në nëntor të vitit 2017 lidhur me një incident të dyshuar të sjelljes së keqe seksuale në vitin 1990.

Stallone u bë i famshëm në vitin 1976 me filmin “Rocky”, i cili i kishte sjell një Oscar, Rocky dhe vazhdoi të bëhet një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi
FAJI JETIM
Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...
25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

http://kosovarja-ks.com/showbiz/