fbpx

1 mijë fansa i reaguan pasi postoi foto me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Getinjo: Me UÇK deri t’më ngreh toka…

nga Revista Kosovarja

Getinjo dhe Mozzik janë dy vëllezërit që gjithmonë pa hezitim kanë treguar mbështetje për parti politike.

Përmes postimeve në profilet e tyre në Instagram mbështetin ish – presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin të cilët për momentin ndodhën në Hagë.

Së fundi, artisti Getinjo ka postuar imazhet ku ka treguar për mallin që kanë për dy ish krerët dhe se po i presin të kthehen faqebardhë, shkruan “Kosovarja”.

Por si duket këto postime ku tregon mbështetjen edhe politike i kanë kushtuar reperit.

Përmes një postimi të fundit Getinjo ka njoftuar publikun se i ka humbur një mijë ndjekës nga kjo mbështetje e treguar publikisht.

Pasi dha këtë lajm reperi shtoi se ai do të vazhdoj me përkrahjen ndaj dyshes dhe se ndihet krenar për ish – ushtarët e UÇK – së.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]