fbpx

10-vjeçari vdiq teksa po bëntë sfidë në Tik-Tok!

nga Revista Kosovarja

Mësuesja Roberta Naraci ka treguar se 10-vjeçari ishte nxënesi i saj që në klasën e parë, duke shtuar më pas se gjithmonë ishte dalluar për sjelljen e tij.

Ngjarja e rëndë e 10-vjeçarit N.Y., i cili ndërroi jetë teksa përpiqej të rikrijonte një sfidë në ‘Tik Tok’ ka shokuar vendin. Sot, mësuesja e tij kujdestare në shkolllën ‘At Gjon Karma’, ka folur për të miturin, duke e portetizuar si një fëmijë lider.

Më tej, mësuesja Roberta Naraci ka treguar se 10-vjeçari ishte nxënesi i saj që në klasën e parë, duke shtuar më pas se gjithmonë ishte dalluar për sjelljen e tij.

Sot është shumë e vështirë për mua të flas për këtë ngjarje kaq të rëndë që ka ndodhur një nxënësi të klasës tonë. Nasiri ka qenë nxënësi im që nga klasa e parë. Ishte shumë tronditëse atë natë kur morëm lajmin, mund ta përshkruaj si një nxënës shumë të mirë me arritje të mira me tipare të një lideri, një fëmijë shumë i shkathët, rrezatonte mirësi tek secili prej nesh. Gëzonte gjithë respektin e shokëve dhe mësuesve. Kemi pasur një marrëdhënie miqësore me prindërit e tij. Nuk kam fjalë që ta përshkuar rastin. Sjellja e tij ka qenë shumë e mirë asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Për sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, ne theksojmë pafund negativitetit ose anët negative që kanë përdorimi i rrjeteve sociale. Unë i këshilloj që të jenë nën kujdesin e prindërve nëse i përdorim, i këshilloj të mos hapin faqet që nuk janë të rëndësishme për to,’- tha mësuesja kujdestare.

Ndërkohë që në bankën ku ulej 10-vjeçari, tashmë është vendosur një tufë me lule të bardha në kujtim të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, teksa i mituri po realizonte një sfidë për rrjetin social që tashmë është bërë mjaft popullor, ku duhet të dukej sikur po vriste veten, por ndodhi në të vërtetë. Trupi i tij i pajetë u gjet nga familjarët e të miturit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]