fbpx

13 vite martesë! Kate dhe William publikojnë foton e veçantë në përvjetorin e tyre

nga Revista Kosovarja

Princi William dhe princesha Kate Middleton festojnë sot plot 13 vite si të martuar dhe janë ndër çiftet më të njohur të pallatit mbretëror.

Ata u takuan në universitetin “St. Andrews”, ku William studionte për gjeografi, ndërsa Kate për histori arti.

Kensington Palace publikoi një foto të re të çiftit nga dita e dasmës nga fotografja Millie Pilkington, duke thënë: ‘Sot 13 vjet më parë!’

Kate e cila momentalisht po i ushtrohet kimioterapive pas diagnostikimit me kancer,(kliko këtu) u martua me mbretin e ardhshëm Princ William në Westminster Abbey në prill 2011 pas tetë vitesh lidhje.

Dyshja po përballen me sfidën e tyre më të vështirë deri më tani, mes diagnozës së Princeshës që kërkon kohë, hapësirë dhe privatësi ndërsa vazhdon trajtimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]