fbpx

16 mijë e 862 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 16 mijë e 862 vaksina.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

256 mijë e 235 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19.

Andaj është kërkuar nga qytetarët që sa më parë të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]