fbpx

Atdheu dhe Loco largohen nga “Përputhen”, pas debateve dhe deklaratave bombastike

nga Revista Kosovarja

Në emsionin e radhës, mbrëmë në “Përputhen” u zhvilluan disa debate të forta në mes të Antoneles dhe Locos, ky i fundit u përfshi në historinë e Atdheut dhe Antonelës të cilët pranuan që janë puthur.Antonela u shpreh se puthja e tyre nuk ishte e vullnetshme nga ana e saj, teksa ndryshe ka deklaruar Atdheu.

Ishte Loco ai i cili postoi një foto me një litar ku tregonte se çfarë meritonë monstrat që abuzojnë me femrat dhe ato femra që bëjnë çfarë duan dhe ja hedhin fajin mashkullit, status që u ripostua më pas edhe Atdheu.

Rreth kësaj u bë një debat i ashpër në studio, madje Arjani kërkoj përjashtimin e Locos nga emisioni.Ky debat bëri që Atdheu të largohet nga studioja, i cili më vonë ka bërë një postim në Instagram.
“Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu.

Ndërkohë Atdheu ka ngritur dyshimet se së bashku me të ka lënë “Për’puthen” edhe Elvisi.Këto dyshime u ngritën nga një foto tjetër në Instagram ku të dy shihen së bashku Atdhue dhe Elvisi: “Në të mirë e në të keq”.Këtë foto e ka publikuar edhe Loco, i cili duket se i ka hedhur thumb Arjanit.“Në ca gjëra, nuk përdoret lapsi hiç”, ka shkruar Elvisi në mbishkrimin e fotos.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]