fbpx

nga Revista Kosovarja

Marrja e vaksinës anti-Covid është lejuar me vendim të Qeverisë edhe për fëmijët mbi 12 vjeç. Madje vaksinimi është bërë obligues për shumë aktivitete, kjo pas rritjes së numrit enorm të rasteve.

Këtë situatë po e konsideron si një presion të madh nga Qeveria dhe me masa kërcënuese Behxhet Shala nga Këshillimi për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Ai thotë se vaksinimi në Kosovë po përdoret si masë kërcënuese dhe me një karakter obligativ për qytetarët, çka sipas tij, qasja e Qeverisë është e gabuar.

“Tash kemi një situatë që ka interesim të madh për tu vaksinuar, dhe qeveria për të dalë nga kjo situatë apo për ta menaxhuar pak më mirë, është dashur që në Prishtinë të ketë më shumë qendra vaksinimi dhe jo të caktohen terminë përmes vetëm një qendre. Te ne po përdoren masa kërcënuese dhe me qasje jo të mirë dhe reagimi është i vonuar. Mendoj që duhet dikush nga qeveria të jep përgjegjësi për këtë gjendje, sepse po duket që edhe menaxhimi nuk është i mirë”.

“Edhe tek ne vaksinimi po bëhet obligativ për faktin se ajo po jepet në mënyrë kërcënuese, në masa shtrënguese, pasi ata po deklarohen se nëse nuk e keni dëshminë që jeni vaksinuar apo nuk e keni testin PCR atëherë nuk mund të hyjnë askund, pra po i kufizon të drejtën e lëvizjes, po merr karakterin obligativ nën kërcënim”.

Tutje ai thotë se Qeveria Kurti ka gabuar në menaxhimin me pandeminë dhe me tërë procesin e vaksinimit pasi me një mbyllje të sërishme do të “varroset” Kosova si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai politik.

“Nëse kemi një mbyllje tjetër, do e varros Kosovën në çdo aspekt por në aspektin ekonomik në radhë të parë e edhe atë në politik, për këtë arsye është mundësia e fundit e qeverisë që të rris kapacitetet të ngris vetëdijesimin dhe të mbush nevojat e qytetarëve për vaksinim. Nuk duhet të detyrohet qytetari për vaksinim sepse nuk ka bazë ligjore dhe është shkelja e të drejtave të njeriut”, theksoi tutje ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]