fbpx

​24 vite nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

nga Revista Kosovarja

Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars 1999.

Pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar.

Tetë shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre atë ditë nga forcat serbe dhe u vranë në një vend të njohur si Te Pishat.

Të njëjtën ditë në Skenderaj, 29 civilë të tjerë shqiptarë u vranë ose u zhdukën pa gjurmë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]