fbpx

24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i Spitalit pasi rezultoi me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një prej godinave të spitalit.Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për covid-19. Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin.

Mësohet se 24-vjeçari nuk ka qenë i shtruar në spital. Së bashku me babanë e tij ata kanë hyrë në godinën e analizave ku dhe më pas është hedhur.

Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]