fbpx

Remzi Ejupi njofton për kandidaturën e tij për president të FFK-së

nga Revista Kosovarja

Presidenti aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi e ka konfirmuar kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai deklaroi se është duke punuar rreth një plani i cili fillimisht do t’u prezantohet klubeve, para kuvendit zgjedhor të FFK-së.

“Jemi duke punu nje plan me ekip ndërkombëtar. Do te prezantohet para klubeve. Do te mundohemi të vendosim kriteret, standardet, se kush ka të drejtë”, tha ndër tjera Ejupi në “Dueli Sportiv”.

Ditë më parë, Remzi Ejupi konfirmoi për Gazetën Express se nuk do të kandidojë më për postin e presidentit të Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]