fbpx

‘300 euro janë shumë për cigare’, përplasen Beka dhe Getinjo

nga Revista Kosovarja

Banorëve mbrëmë u erdhi harxhi i porositur me buxhetin e ndarë për këtë javë, mirëpo një lëshim i tyre bëri që gati 300 euro t’i vijnë cigare. Krejt kjo bëri që të ketë përplasje në mes të Getinjos dhe Bekës.

Beka e arsyetonte këtë lëshim, duke thënë se ushqimi i nevojshëm është marrë dhe se pse pjesa tjetër është cigare, s’është diçka e madhe.

“Të parën e kemi marrë ushqimin që kemi pasur nevojë, tjetrën e kemi marrë cigare. Cigarja s’prishet, javën tjetër nuk merr hiq”, tha Beka.

Mirëpo këtë deklaratë të Bekës nuk e pranoi mirë Getinjo.

“Ju po e mbuloni gabimin se cigarja nuk prishet, a javën e kalume që i kemi pasë 100 euro, kokën na e keni prishë për cigare, shumë dyqind euro cigare”, ka thënë Getinjo.

“Jo, shumë janë 300 euro cigare”, ia ktheu Beka.

“Po sot i ke treqind euro”, iu kundërpërgjigj reperi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]