fbpx

322 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 322.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 778, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,983 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se një milion e 614 mijë doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot më shumë se 761 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]