fbpx

5 Kategorite e njerezve qe nuk duhet qe te agjerojne

nga Revista Kosovarja

Së pari duhet të dimë se mos agjërimi i këtij muaji për ata që kanë mundësi është një mëkat i madh. Së dyti: Allahu xheleshanuhu me mëshirën dhe mirësinë e Tij ka toleruar disa kategori të njerëzve duke i shkarkuar nga kjo detyrë, përsa kohë që tek ata ekziston motivi i justifikimit. Këto kategori janë:

1. Gratë gjatë lehonisë apo mestruacioneve. Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “A nuk janë gratë që kur u vinë zakonet nuk falen dhe nuk agjërojnë”.

2. Udhëtari. U pyet Profeti sal-lallahu alejhi ue selem: A lejohet agjërimi në udhëtim?Ai tha: “Nëse do agjëro, e nëse do mos agjëro”[8].

3. I sëmuri që dëmtohet nga agjërimi. Allahu xheleshanuhu ka thënë: “Kush është i sëmurë apo udhëtar, le t`i kompensojë aq ditë(sa ka lënë) nga ditët e mëvonshme” [Bekare: 184]. Ndërsa i sëmuri që nuk shpresohet më shërimi i tij, në vend të agjërimit jep ushqim një të varfëri kundrejt çdo dite agjërimi, Allahu ka thënë: “Ata që nuk e përballojnë dot, le të japin kompensim ushqim një të varfëri”. [Bekare:184].

4. Shtatzëna apo gruaja gjidhënëse, e cila ka frikë se agjërimi i bën dëm asaj apo fëmijës së saj, qoftë në fillimet e shtatzanisë apo gjidhënies apo në periudhën e fundit të saj. Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu e ka toleruar shtatzënën dhe gjidhënësen nga agjërimi”[9].

5. Fëmija nën moshën e pubertetit. Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Lapsi nuk shkruan për personin që fle, derisa të zgjohet, për të çmendurin derisa të vijë në vete dhe për fëmijën derisa të arrijë pubertetin[10].

[8] Transmeton Buhariu nr. 1942 dhe Muslimi nr. 1121.

[9] Transmeton Ebu Daudi nr. 2408, Tirmidhiu nr. 715, saktësoi Albani.

[10] Transmeton Ebu Daudi nr. 4398, Tirmidhiu nr. 1423, saktësoi Albani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]