fbpx

5 vjet pa Qaniun: Ali Ahmeti e kujton si mik trim, profesionist e besnik!

nga Revista Kosovarja

Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të gazetarit e publicistit Qani Mehmedi, Komuna e Kërçovës organizoi Akademi përkujtimore.

Në mesin e shumë personalitete RME ishte lideri Ali Ahmeti I cili e kujtoi kështu emblemën e gazetarisë: Qaniu I terrorizonte psiqikisht pushtuesit sepse kur raportonte Qaniu nuk kriste një pushkë por kriste një top” tha Ahmeti.

Pasi foli për bashkëpunimin e tij me Qani Mehmedin dhe kontributin në rrethana të luftës dhe të paqes, potencoi se Qaniu ishte mik besnik dhe trim, njeri i cili kishte pranuar ta ketë rolin e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare por meqenëse në atë kohë shëndeti i tij e pamundësoi një gjë të tillë ai mbeti vazhdimisht i lidhur me fatin e popullit e luftëtarëve dhe kauzave më të mëdha nga Radio Zagrebi, Radio Tirana, televizioni i Prishtinës dhe Radiotelevizioni i Kosovës- pas lufte.

Ai mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që vinë tha Ahmeti!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]