fbpx

“50 vite nuk jam ndalur”, Shkurte Fejza flet për periudhën e vështirë të luftës

nga Revista Kosovarja

Ikona e këngës “Mora Fjalë”, Shkurte Fejza, e cila u bë shumë e bujshme kryesisht në sfidat sportive së fundmi, ka ndarë kujtime emocionuese për periudhën e luftës në Kosovë dhe ndikimin e saj në jetën dhe karrierë.

Ajo është shprehur se pavarësisht të gjitha vështirësive që ka kaluar sërish nuk është shkëputur nga ëndrra e saj për muzikën.

Shkurte ka theksuar se roli i saj si artiste ka qenë shumë i rëndësishëm për t’i dhënë popullit kosovar forcë dhe motivim për të përballuar periudhën e tmerrshme të luftës.

Për Shkurtën, çdo këngë që ka kënduar ka pasur një ngarkesë të veçantë emocionale, duke u bërë një pjesë e pandashme e historisë së Kosovës. “50 vite nuk jam ndalur, dhe asnjëherë nuk kam hequr dorë nga muzika”, ka thënë Shkurta, duke reflektuar mbi karrierën e saj të pasur dhe të paharrueshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]