fbpx

7 vjet nga vdekja e aktorit të famshëm kosovar, gruaja e përkujton me emocione

nga Revista Kosovarja

Shtatë vjet më parë u nda nga jeta papritmas aktori i njohur kosovar, Blerim Peci.

Në përvjetorin e shtatë, bashkëshortja e tij Afërdita e ka kujtuar atë me emocione.

“Prej shtatë vjetësh me lëndon, por nuk me frikëson vetmia. Nuk më frikëson sepse Beli im ëshëe këtu. Proteksionist e i përkushtuar për familjen siç ishte në tokë, i tillë më shfaqet edhe nga qielli. Gardiani im dhe i femijëve.
Proteksionist i artit të mirëfilltë, i tillë edhe sot me shfaqet. Pararoja e fjalëve të denja dhe mesazhit në art. Vepra kolosale dhe e dimensioneve të ndryshme.
Jeta e tij ishte si një film. I metrazhit te shkurtër por film i perjetësise. Në nje rast unik, humani dhe artisi bashkëjetuan siç ndodh vetëm në letërsi. Të dytë ne proporcione perfekte. Te Beli nuk e di as sot ta dalloj a i dha me shumë humani artistit apo artisti humanit. Ndoshta te dytë njeri-tjetrit.
Vijo të na mbrosh Beli ynë për gjithë kohën sa kujtimi yt madhështor do të ketë ekzistencë.
Pergjithmonë Blerim Peci”, thuhet në postimin prekës të bashkëshortes

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]