fbpx

8 vite nga aksidenti tragjik, motra e Ergi Dinit e kujton me të njëjtën dhimbje në ditëlindjen e tij

nga Revista Kosovarja

U bë 8 vite nga ndarja nga jeta e këngëtari Ergi Dini i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor në vitin 2016 bashkë me mikun e tij Kejdi Halili.

Nuk mungoi një dedikim nga motra e tij Barbara Dini, e cila ka prekur ndjekësit dhe jo vetëm.
“Ky ishte udhëtimi jone i fundit bashke ne Rome viti 2016, dhe i fundit ne kete jetë. Gëzuar ditëlindjen në parajsë engjëlli im. Na mungon pafund si ditën e pare. Derisa te takohemi serish, festo me engjëjt atje lartë,” ka shkruar ajo teksa ka shfaqur një foto të vëllait të ndjerë në Romë.

Vit pas viti familja e Ergit e kujtojnë atë me dedikime të ndjera ku duket qartë dhimbja e cila sado koha të kalojë nuk do të marrë fund ndonjëherë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]