fbpx

8 vjeçarja viktima e radhës nga kafshimi i qenve në Veternik

nga Revista Kosovarja

Është raportuar në vazhdimësi se si qentë endacakë po paraqesin rrezik për qytetarët e Prishtinës.

Nuk kanë qenë as të pakta rastet kur qytetarët kanë raportuar se përveç frikës që ka ngjallur prezenca e tyre, ata edhe janë sulmuar nga këta qen.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku një vajzë 8-vjeçare në lagjen Veternik është sulmuar nga një qen, i cili dyshohet të ketë edhe pronar.

Rasti që ka ndodhur në “Lagjja jonë” është paraqitur në polici, ndërsa ndihma e shpejtë është paraqitur te viktima duke i ofruar ndihmën e nevojshme dhe trajtimin e plagës së marrë.

Vajza ishte duke qëndruar pranë oborrit të saj kur ka është sulmuar nga qeni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]