fbpx

Pak qytetarë i përgjigjen protestës kundër masave të reja

nga Revista Kosovarja

Ka nisur protesta e thirrur në sheshin e Prishtinës kundër masave antiCOVID të vendosur nga qeveria e Kosovës e të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 18:00.

Aty është parë një numër i vogël protestuesish, të cilët mbanin pankarta në dorë, shkruan lajmi.net.

Ata janë ankuar se qeveria po i mbyll pa të drejtë, dhe pa u dhënë përkrahje financiare.

Protesta që ishte paraparë të fillonte në orën 11:15, në rrjete sociale ishte përkrahur nga një numër i madh i njerëzve, mirëpo që njëjtë s’ka ndodhur edhe praktikisht.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]