fbpx

Këto janë pritjet në kufirin Kroaci – Slloveni

nga Revista Kosovarja

Bashkatdhetarët tanë që kaluan festat e fundvitit në Kosovë, po vazhdojnë të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, ku jetojnë dhe punojnë.

Por ashtu sikur edhe gjatë ardhjes edhe në të kthyer po vazhdojnë të kalojnë orë të tëra duke pritur në kufirin Kroaci-Slloveni.

Një bashkatdhetar, i cili po kthehej në njërin nga shtetet e Evropës Perëndimore i ka dërguar medias një foto nga pritja e gjatë në vendkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ai thotë se nëpër mot të ftohtë, janë duke pritur më shumë se katër orë në kufi, ku është krijuar kolonë e gjatë automjetesh, kurse vozitësit e revoltuar u bien borive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]