fbpx

Shkenda Dubova, e super emocionuar mbrëmë

nga Revista Kosovarja

Mbrëmja e kaluar ishte një natë përplot surpriza dhe emocione për biznesmen e njohur kosovare, Shkenda Dubova, ngase miqtë e ngushtë dhe familjarët i kishin organizuar një befasi të mrekullueshme, dedikuar sukseseve të saj në zgjerimin e rrjetit të qendrave të dobësimit, shkruan Kosovarja.

Në hapësirat super luksoze të ‘n’peshk’ restorant në Prishtinë, familjarët, shoqëria dhe miqtë e ngushtë të biznesmenes së njohur dhe tepër të suksesshme nga Kosova, Shkenda Dubova, pa dijeninë e saj, i kishin përgatitur një surprizë fantastike për t’i uruar hapjen e qendrave të reja të dobësimit jashtë vendit, duke bërë të ditur njëkohësisht, se Shkenda nuk ka të ndalur, dhe që çdo herë më shumë po i arrin majat e suksesit në karrierën e saj si business woman.

Me një elegance të pashoqe, si në veshje ashtu edhe në stil, me kaçurrelat joshëse dhe linjat perfekte të cilat do t’i kishte zili çdo femër, duke rrezatuar vetëm pozitivitet me buzëqeshjen e bukur të saj, Shkenda u paraqit në festën e organizuar enkas për të, si një yll që shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes.

Ndërkaq, për ta bërë mbrëmjen akoma më të bukur, në festën e Shkendës, ishin mbledhur edhe miq të saj nga estrada, si Ermal Fejzullahu, Yllka Kuqi, Big Mama si dhe këngëtari i ri e mjaft i talentuar, Riki, të cilët kënduan live dhe krijuan një atmosferë të mrekullueshme festive, ku nuk pushuan duke kënduar e vallëzuar, Shkenda bashkë me të gjithë të pranishmit, të cilët e zbukuruan mbrëmjen e saj,

Po ashtu, të pranishëm në këtë ndejë që u organizua për biznesmenen Shkenda Dubova, ishin edhe aktori i humorit Adnan Blakaj, si dhe gazetari Milot Nuraj, shkruan Kosovarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]