fbpx

Orela Resort’ mrekullia e tetë në Bjeshkët e Rugovës

nga Revista Kosovarja

Mes qetësisë, ajrit të pastër dhe natyrës së mrekullueshme me drunj e pisha në malet e magjishme të Bogës, të cilat krijojnë një pamje me të vërtetë përrallore, sidomos në stinën e bukur të dimrit, iu ftojmë që t’i kaloni pushimet tuaja si në një sekuencë të bukur filmash, duke e vizituar dhe u akomoduar në resortin turistik ‘Orela Resort’.

Nëse keni vendosur të bëni ca ditë pushimesh në natyrën mbresëlënëse të Bjeshkëve të Rugovës, dhe të akomodoheni në mënyrën më të mirë të mundshme me të gjitha kushtet e një luksi fantastik, atëherë ne ua propozojmë resortin magjik ‘Orela Resort’ në Bogë, i cili është ndër komplekset më të bukura dhe më të mëdha turistike në malet e kësaj zone.

‘Orela Resort’, për të gjithë klientët e saj ofron ekskluzivitetet më të mira hotelerike, si akomodim 100% të sigurt, rehati dhe privatësi maksimale, pastërti të një niveli të lartë, staf super profesional dhe shumë mikpritës, i gatshëm që në çdo kohë t’u përgjigjet kërkesave të klientit.

Resorti ‘Orela’, posedon një hapësirë shumë të gjerë e cila përmbushë të gjitha dëshirat e klientit, e përbërë prej 7 vilave, 10 dhomave të hotelit dhe restorantit. Po ashtu, ky resort ofron për ju edhe vilën luksoze VIP, në të cilën mund ta shfrytëzoni saunën dhe xhakuzin.

Ndërkaq, nga kuzhinierët më të mirë dhe më profesionist, me një përvojë të suksesshme shumëvjeçare evropiane në fushën e gatimit dhe kulinarisë, në restorantin e ‘Orela Resort’, ju mund të shijoni shumëllojshmërinë e ushqimeve të freskëta dhe organike, përfshirë edhe ushqimet e shijshme tradicionale.

Këtij resorti të mrekullueshëm, shumë shpejtë do t’i bashkohen edhe 4 vila të reja, të cilat do të jenë më uniket dhe më ekskluzivet në të gjithë vendin. Kurse, hapësira e jashtme është mjaftueshëm e madhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme shoqërore, ku gjatë sezonit veror, do të jetë në dispozicion edhe ranqi, si një nga atraksionet më të bukura të këtij resorti, në të cilin të gjithë dashamirët dhe adhuruesit e kalërimit me kuaj, do të kenë rastin të kalërojnë, duke u argëtuar e duke larguar njëkohësisht lodhjen dhe stresin.

‘Orela Resort’, është ndër resortet më të frekuentuara edhe nga turistë të shumtë ndërkombëtarë, të cilët ndahen gjithmonë të kënaqur me pritjen dhe shërbimet cilësore.

Edhe ju mund të provoni një eksperiencë magjike komoditeti me ‘Orela Resort’ duke rezervuar përmes profilit zyrtar në Instagram: @orela.resort

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]