fbpx

VV nuk zëvendëson Kurtin edhe pas vendimit te Supremes

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhjen e radhës e ku është duke u diskutuar rreth certifikimit të partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Drejtori i Zyrës për Certifikimi të partive politike ka njoftuar se katër parti politike kanë lajmëruar në KQZ, se do t’i mbajnë listat e kandidatëve ashtu siç kanë qenë, pra pa ndryshime.

“Në orën 16:00 pas këtij njoftimi jemi njoftuar nga katër subjekte politikë që do ti mbajnë listat e kandidatëve ashtu siç i kanë pasur në fillim, si në vijim: Vetëvendosje, Nisma, PSAK dhe AAK”, ka thënë ai.

Pra sipas Buleshkajt, këto lista do të jenë siç janë paraqitur në fillim në KQAZ, pavarësisht që disa kandidatëve nuk u është lejuar kandidmi.

Ai shtoi se në hapësirat në broshura ku mungojnë emrat do të hijezohen ato me qëllim që të evitohen gabimet nga qytetarët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]