fbpx

61-vjeçarja kapet nga policia duke kryer marrëdhënie seksuale në hotel me shqiptarin 30 vite më të ri

nga Revista Kosovarja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një djalë të ri dhe një grua 61-vjeçare në ambientet e një hoteli në kryeqytet, të cilët u kapën në kushtet e flagrancës teksa kryenin marrëdhënie seksuale.

Sipas policisë, “shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit”.

Njoftimi i plotë

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]