fbpx

Çka i tha vogëlushi deputetit në fshat?

nga Revista Kosovarja

Pa dyshim, u ka rënë të dëgjoni edhe ju se përmes pesë gjërave që i kanë njihen çfarë janë:

Pema nga frutat e saj.

Gruaja në mungesë të burrit.

Bujaria në varfëri.

Besimtari në sprovë.

Shoku në vështirësi.

Ndërsa, tri gjëra nuk mund të rrinë të fshehura: hëna, dielli dhe e vërteta.

Sot shumë aktuale për popullin tonë, e vlen thënia: Bëhuni si pemët. Ndryshoni gjethet po jo rrënjët. Ndryshoni idetë, por ruani parimet, zakonet, traditat shqiptare, me të cilat kemi qenë të veçantë në botë.

Aq shumë është prishur morali sot sa të jesh i moralshëm të quajnë të prapambetur.

Luftova ta gjeja të drejtën te të tjerët dhe vdiqa duke e marrë me vete.

Shumë fytyra pafytyra po bëhen në jetën tonë.

Shkon një ministër në një fshat dhe pas fjalimit të “njohur”, i afrohet një fëmije. Dhe, duke e përkëdhelur, e pyet:

Çfarë të sjell kur të vij herën tjetër?

Një palë këpucë. – i përgjigjet fëmija.

Çfarë numri? – e pyet ministri, pa ia hequr dorën nga faqet.

43 – i thotë fëmija.

43?! Po ti ende je i vogël!

Kur të m’i sjellësh këpucët unë do jem i rritur…

Gani Dili

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]