fbpx

Dhuratat e Shën Valentinit kanë filluar për renë e Gilit

nga Revista Kosovarja

Herolina Zeka është e dashura e djalit të këngëtares së njohur kosovare, Gilit.

Ajo tashmë është bërë fytyrë e njohur për publikun dhe shumë shpesh komentohet nga mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.

Që kur Herolina dhe Robert Berani bënë publike lidhjen e tyre, ata vazhdimisht janë pjesë e portaleve dhe përcillen nga të gjithë.

Bukuroshja ndan shumë shpesh imazhe nga përditshmëria e saj dhe jeta luksoze që bën.

Këtë herë ajo ka publikuar në Instastory-n e saj një buqetë me lule dhe ne kapëm detajin, të cilin ajo me një “emoji” tentoi ta mbulonte, “Të dua”, shkruan në kartolinën e buqetës.

Ndoshta Roberti nuk ka mundur të presë datën 14 shkurt, për t’i bërë dhurata të dashurës së tij. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]