fbpx

Kryen vjedhje në Pejë, arrestohen dy persona

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në Pejë pasi që të njëjtit kanë hyrë me forcë në një shtëpi.

Të njëjtit kanë demoluar një shtëpi dhe nga aty kanë marrë gjësende dhe para.

Sipas policisë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor në Pejë, me datë 14.01.2021, është informuar se në rrugën ‘Xhevdet Hoti’ në Pejë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.Persona të dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë te kundërligjshme, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë kontrolluar e demoluar pothuajse tërë shtëpinë, ku nga aty kanë vjedhur sende të ndryshme dhe një shumë të parave.

Hetuesit e Stacionit Policorë nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve. Pas njё pune intensive operativo-hetimore, me datë 11.02.2021, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojё tё dyshuarit:

B.H. i lindur më 1994
E.H. i lindur më 2000
Të dyshuarit dyshohet se edhe me dy (2) persona të tjerë kanë kryer edhe vepra të tjera penale: ‘grabitje’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje’.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]