78
Tashmë është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në qendrat e votimit në Kosovë, të cilat janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit.
Ndërkohë, në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, qytetarët janë ende duke pritur për të shfrytëzuar të drejtën e votës pasi në këtë vendvotim kanë munguar fletëvotimet prej orës 16:00.
Në disa pamje të dërguara në Express, shihen numër mjaft i madh i qytetarëve të cilët po presin të votojnë.