fbpx

“Orela Resort”, pikë atraktive e turizmit kosovar

nga Revista Kosovarja

Vizitojeni ‘Orela Resort’ në zemër të Bjeshkëve të Rugovës, për një eksperiencë të bukur dhe të paharrueshme mes bukurive përrallore të maleve, ajrit të pastër dhe shërbimit cilësor.

Nëse dëshironi që pushimet tuaja t’i kaloni në mënyrën më perfekte, ku përveç kënaqësisë dhe argëtimit, të mos e keni mendjen në asgjë tjetër, atëherë ne ua rekomandojmë ‘Orela Resort’, ku ju mund t’i shfrytëzoni ekskluzivitetet më të mira hotelerike, duke filluar që nga akomodimi, rehatia, pastërtia, privatësia dhe mikpritja nga një staf super profesional, që e bënë këtë resort, ndër më të frekuentuarit, jo vetëm nga turistë vendas, por edhe turistë të shumtë ndërkombëtarë.

Në mes të një hapësire shumë të gjerë në të cilën ndodhen 7 vilat e mrekullueshme, bashkë me 10 dhomat luksoze të hotelit, ky kompleks turistik, ofron për ju edhe vilën VIP, në të cilën ju mund të shfrytëzoni saunën dhe xhakuzin, për relaksin dhe qetësinë e mendjes dhe trupit tuaj.


Ndërkaq, shumëllojshmëria e ushqimeve të freskëta organike dhe ushqimeve të shijshme tradicionale nga kuzhina e pasur e restorantit të ‘Orela Resort’, do të mbetet gjithmonë pjesë e preferencave tuaja, si kujtesë e shijeve të parezistueshme të fushës së gastronomisë dhe planit ushqimor.

Po ashtu, ky kompleks turistik, ofron edhe qendrat e mrekullueshme rekreative për fëmije dhe të rritur, si dhe atraksionin e ranqit të kalërimit, gjatë sezonit veror.

“Orela Resort”, një ëndërr e bukur në mes të Bjeshkëve të Rugovës.

Instagram: @orela.resort

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orela Resort (@orela.resort)

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]