fbpx

Anita tregon çfarë dhurata i bën Ramushi

nga Revista Kosovarja

Bashkëshortja e ish-kryeministrit ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ te Bieta Sulo.

Anita gjatë emisionit ka folur edhe për dhuratat që merr nga bashkëshorti i saj, politikani Ramush Haradinaj

E pyetur se nga kush merr më shumë dhurata, Haradinaj ka thënë se pjesën më të madhe të dhuratave ia bën vetë vetes.

“Më shumë i bëj vetë vetes dhurata sesa marr nga Ramushi”, ka thënë ajo, teksa shton se e ka partnerin e zgjuar dhe ai i dhuron vetëm lule.

“Unë e kam burrin të zgjuar, më dhuron vetëm lule”, deklaratë që u prit me të qeshura në studio nga të gjithë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]