fbpx

Arbërie Nagavci sot feston për dy arsye

nga Revista Kosovarja

Arbërie Nagavci sot ka dy gëzime. Nagavci është liruar nga spitali pasi është trajtuar disa ditë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Nagavci po këtë ditë ka marrë konfirmimin duke fituar edhe një mandat si deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nagavci ka marrë plot 21 mijë e 800 vota.

“Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre i dhanë të mbarën vendit. Në mënyrë demokratike bënë kthesën e rëndësishme drejt qeverisjes së mirë, i thanë përfundimisht mjaft keqqeverisjes dhe rrënimit të vendit, humbjes së shpresës e degradimit. Ditë të mira e presin vendin.
Faleminderit secilës aktiviste e aktivist për punën e palodhur, pa dyshime e pa u ndalur asnjëherë!

Faleminderit secilës vajzë e grua që s’u thyen dhe na besuan!
Faleminderit secilit qytetar për kulturën demokratike të votimit, për udhën që i hapën qeverisjes së re, qeverisjes së mirë, Qeverisë së Kurtit.
Faleminderit nga zemra mërgatës sonë, jeni të jashtëzakonshëm, na jepni energji, motiv e entuziazëm.

Faleminderit 438.334 votuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Listës Vjosa si dhe të kryetarit tonë Albin Kurti.

Faleminderit nga thellësia e zemrës secilës e secilit nga 21.800 votuesit që më ka besuar mua të drejtën e përfaqësimit. Pafundësisht mirënjohëse e thellësisht përgjegjëse për secilën votë. E motivuar për shumë punë, përkushtim e angazhim, për vendin, për të gjithë ne”, shkruan Nagavci në njoftim.

https://www.facebook.com/arberienagavci14/posts/1336605940056971

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]