fbpx

Numri i ri Kosovarja 05-2021

nga Revista Kosovarja

Tea dhe Bearti imazhi i numrit të ri të “Kosovares” – Çifti flasin hapur

Në vorbullën e lajmeve “fast food” që shpërndahen kudo, tashmë edhe në televizion e radio, lere më në portale e rrjete sociale, revista “Kosovarja” sërish ruan linjën e vetë tradicionale me tema, reportazhe, intervista e lajme të dorës së parë, të zgjeruara dhe me shumë të dhëna e fakte konkrete. Revista “Kosovarja”, ndër të paktat që i ka rezistuar viteve, në kohën e pandemisë ka ndryshuar format, por jo edhe përmbajtje.

Tashmë mund të lexohemi vetëm në verzionin online në www.kosovarja-ks.com, por kemi ruajtur natyrën e magazinës dhe formën e prezantimit, duke dashur që para lexuesve të sjellim të pa prekur natyrën, strukturën dhe dizajnin estetik. Ndryshimi i vetëm dhe i madh është se në këtë periudhë të luftës me Covid-19, kur duket të mos jetë koha më e mirë për gjërat fizike, “Kosovaren” nuk mund ta keni në dorë e ta lexoni, por këtë duhet ta bëni nga ekrani i kompjuterit. Ndërkohë që pandemia e ka rënduar edhe më tepër ekonominë, ne vëmë në dispozicionin tuaj “Kosovaren” falas, si një mundësi shtesë për tu informuar dhe argëtuar njëkohësisht.

Po, “Kosovarja” është falas dhe me një klik në portalin e revistës, shfaqet para jush revista juaj e preferuar me shumë faqe përmbajtësore, tema aktuale, opinone, histori të pabesueshme njerëzore, fate njerëzish, histori suksesi, intervista me personazhet më të njohur të fushave të ndryshme, duke nisur nga ata të artit, showbizit, politikes, biznesit, etj. E gjeni ekskluzivisht edhe rubrikën “Magjistarja” me pyetje e përgjigje dhe “Horoskopin”.

Si gjithmonë, në kopertinën e revistës personazhe që vlejnë, e këtë herë primatin për të qenë në faqen e parë të “Kosovares” e kanë çifti i shumë përfolur, Tea e Bearti, të cilët i thonë të gjitha hapur. Këto dhe shumë të tjera, ekskluzivisht në numrin e ri.

Tea&Bearti çifti spontan që dridhi mediet rozë

Pse deputetët tanë qajnë kur humbin postin

Kovaçi me dy gra e 25 fëmijë

Pse sot s’ka burra

Sakrifica e Xhemajlije Demaçit deri në ditët e lumtura

8 vjet pune të suksesshme të Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

A i do kolegët e vet Adriana Matoshi

Ç’thonë nxënëset për humbjen e virgjërisë

Si u martua Mevludja e Danushit 6 herë

Klikoni dhe lexoni këtu

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]