fbpx

Ami publikon për herë të parë foton e së bijës në 3-vjetorin e lindjes

nga Revista Kosovarja

3 vite më parë Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bënë prindër për herë të dytë. Dyshja mirëpritën një vajzë që e quajtën Sia, për të cilën janë treguar shumë të rezervuar duke mos e zbuluar portretin e saj.

Por, në 3-vjetorin e lindjes së vogëlushes së tyre, Ami ka thyer rregullin dhe ka publikuar imazhin e plotë të së bijës. Krahas disa fotove që ka ndarë nga festa e Sia-s, Ami ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.

“3 vjet më parë Sia e ndriçoi jetën tonë siç bëjnë vajzat…Që nga ajo ditë e deri në fund përjetë bashkë të pandarë.”, ka shkruar ajo krahas fotove. Ermali dhe Ami janë dhe prindër të një djali, me emrin Joel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]