fbpx

Haradinaj: AAK as nuk e voton Osmanin e as nuk ia bëjmë kuorumin

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Madje Haradinaj ka thënë se nuk do t’i bëjnë as kuorumin për zgjedhjen e saj.

“As nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin znj. Osmani për presidente”, ka thënë lideri i AAK-së.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]