fbpx

Kospiracionisti Cako: Mbi 65 vjeç do t’i largojmë nga kjo botë brenda një viti…

nga Revista Kosovarja

Kospiracionisti Alfred Cako është rikthyer të flasë për Covid, pas infektimit të pak javëve më parë, edhe pse thoshte se nuk besonte në ekzistencën e tij.

Cako u shpreh se mutacionet e Covid-19 janë axhenda e vitit 2021.

Sipas tij, vaksinat do të jenë vdekjeprurëse për grupmoshën mbi 65 vjeç.

“Është axhenda 2021, i kanë të përcaktuara me detaje.

Anglia do të mbesë deri në 2025 vetëm 10 milionë banorë, nga 68 milionë që ka tani.

70-80 përqind do të bëjnë vaksinën që të fitojnë imunitetin, një pjesë e madhe do të vdesin direkt.

Një pjese do t’i deformohen hormonet, ata mbi 65 vjeç do t’i zhdukin brenda një viti.

Po u bënë vaksinën pas një viti nuk do t’i shikojmë më në rrugë.

Çfarë janë nëpër azile, që marrin vaksinën, për një vit nuk i ke”, u shpreh Cako, i marrë në intervistë nga Enkel Demi.

Ai thotë se maska nuk është aspak mbrojtëse dhe për këtë përmendi një studim që sipas tij ka bërë Antonio Fauci, ku thuhet se arsyeja pse mbanin njerëzit në kohën e gripit spanjoll ishte mbajtja e maskës.

Më tej, ai shtoi se Fauci është me shqiptar, pasi është djali ilegjitim i Nënë Terezës.

“Janë shumë diabolikë. Kur Antonio Fauci ka bërë një studim para disa vitesh dhe ka thënë se një nnga arsyet pse vdiqën njerëzit në kohën e gripit spanjoll është se mbanin maskë. Tani thotë mbani dy.

Kush ka qenë presidenti i parë i Pfizer, ka qenë Fauci. Pfizer e ka krijuar Soros. Fauci ka qenë në universitet me Bill Gates.

Dhe Fauci është me gjak shqiptar. Është djali ilegjitim i Nënë Terezës”, tha Cako.

Ajo që nuk kuptohet, është përse një i marrë duhet të ftohet në TV, ku përhap panik live.

Se vërtet është i marrë dhe të bën për të qeshur, por mund të ketë njerëz që e marrin seriozisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]