fbpx

Autobusët e rajonit të Dukagjinit bllokojnë autostradën, ia mëysejnë Qeverisë së Kosovës

nga Revista Kosovarja

Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve sot do të parakalojnë nëpër kryeqytet, për siç thonë mossubvencionimin nga Qeveria.

Autobusët do të nisen nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për të arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës, në ora 10:00.

Syri.net iu sjell pamje nga autobusët e Gjakovës, Pejës e Deçanit tek janë nisur drejt Prishtinës për protestë.

Ndryshe, të mërkurën kishte filluar grevë e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, e të cilët vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve.

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik zgjati dy ditë, ndërsa për sot është paralajmëruar e Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve (SHTU), ku të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga SHTU-ja që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]