fbpx

Në Prizren gjenden mbetje mortore, rastin po e heton njësia për hetimin e krimeve të luftës

nga Revista Kosovarja

Një raportim për gjetje të mbetjeve mortore është bërë së fundi në rajonin e Prizrenit.

Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje, punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa e gjësende të tjera, i varrosur në mënyrë të pazakontë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjithë njësitë përkatëse policore.

Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]